Rangnick për Pogba: S’kam pse ta bind të qëndrojë

Çështja “Pogba” është ende në qendër të vëmendjes te Manchester United. Mesfushorit francez është gati t’i skadojë kontrata dhe të jep përshtypjen se nuk ka shumë dëshirë për rinovim. Trajneri i përkohshëm dhe konsulenti i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Ralf Rangnick nuk ka ndërmend të shpenzojë energji për mesfushorin e pakënaqur:

“Nëse një lojtar nuk dëshiron të luajë për një klub si Manchester United, edhe në planin afatgjatë, nuk mendoj se ka kuptim ta bindësh atë të ndryshojë mendje. Ky është një klub i madh, me tifozë fantastikë. Nuk mendoj se është e nevojshme ta bindni një lojtar të qëndrojë.

Sa për Pogba le ta kthejmë atë në formë dhe të stërvitet me ekipin, pastaj do të shohim se ku jemi. Ai mund të jetë një lojtar i rëndësishëm, jam plotësisht i vetëdijshëm për këtë, por nuk jam vetëm trajneri i Paul Pogba. Unë jam trajneri i të gjithë lojtarëve të tjerë”.


Shtuar 11.12.2021 14:07