Ditën e nesërme që në orët e para të mëngjesit do të mbahet Kuvendi Kombëtar i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kuvendi do të mbahet në Air Albania dhe janë zbuluar pamjet e fundit se si është përgaditur stadiumi për të pritur delegatët e PD dhe vetë mbështetësit e ish-kryeministrit.
Pamjet janë siguruar nga gazetari Artan Hoxha për Abc News dhe duket sikur mbështetësit e Berishës i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve brenda stadiumit.
Sipas Berishës janë mbledhur 4200 firma nga delegatët ndërkohë sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi deklaroi se Basha ka mbledhur mbi 5258 firma.
Rikujtojmë se Berisha gjatë konferencës së fundit para Kuvendit Kombëtar deklaroi për mediat se fton të marrin pjesë mbështetësit dhe kritikët, duke ftuar mes tyre edhe kryedemokratin Basha. /albeu.com/