Juventusi nuk heq dorë nga Dusan Vlahovic dhe për të bindur Fiorentinën kërkon të përdorë të njëjtën formulë siç bëri me transferimin e Federico Chiesës në verën e vitit 2020.
Vlahovic i cili po shkëlqen me vjollcët në këtë sezon ka shumë kërkesa në merkato dhe lojtari serb ka vendosur të mos rinovojë me Fiorentinën pasi dëshiron largimin.
Juventusi është një nga klubet e interesuara për shtatlartin ballkanas por duke parë vështirësitë ekonomike që kanë, te Juventusi kërkojnë ta marrin në formë huazimi me detyrim blerjeje pas dy vitesh, një formulë që vështirë se Fiorentina do ta pranojë. Për Vlahovic ka interes edhe nga Arsenali me vjollcët që kërkojnë rreth 80 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit.