Adriana Matoshi flet për gjendjen e saj pas operacionit: Po mundona të jem e fortë

Ajo ka folur për herë të parë pas ndëryrjes kirugjike.

Adriana Matoshi , përmes një telefonate në emisionin “Klan Kosova FM” tha se po mundohet të jetë sa më e fortë dhe të mos mendojë për sëmundjen, shkruan lajmi. net.

“Unë për momentin kam pak kokë-dhimbje, sot e kam sfidu veten mos me pi hapa, mos me përdor kurrgja, se po du me tejkalu pa hapa, pa sen edhe po pushoj, e kom kalu atë stresin. Jam t’u mundu që veten me bo mirë, që s’kam kurrgjë, po çona kaniherë edhe po harroj çka kom”, ka thënë Matoshi.

Gjithashtu shtoi: “Kurrë në jetë nuk ma ka marrë mendja se fjalët, komentet, njerëzit, telefonatat, mesazhet ma japin një forcë të jashtëzakonshme edhe kur kam shku ditën me i bërë analizat, atë ditë ishte një marsh i organizuar. Më dukej diçka shumë, s’di me ta përshkru ndjenjën”.

Ndryshe, deputetja e Kuvendit të Kosovës kreu një operacion në kokë për herë të dytë duke i rezultuar i suksesshëm.


Shtuar 9.12.2021 21:58