Takimi me Bashën, Escobar: E pres liderin e opozitës në Uashington

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pasi ka përfunduar takimin kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Në një prononcim për media Escobar theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe gjithashtu ftoi Bashën në SHBA.

”Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, është vizita e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikpritje shumë të ngrohtë. isha gjithashtu i lumtur që kisha mundësi të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimi ne tyre ndaj NATO-s, integrim europian dhe luftës ndaj korrupsioni. Jam gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet. Por për ta kthyer këtë në realitet do të nënkutpoj dhe këkroj një përkushtim të fortë ndaj institucioneve shqiptare. Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrëdhënieve me PD, gjithashtu pres me kënaqësi që të takoj zotin Basha në Uashington”, tha Escobar./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 13:01