Kryeministri Edi Rama me rastin e 1 Majit, i ka kushtuar një dedikim mjekëve, infermierëve që janë në luftë me pandeminë.
Rama shkruan se ky është 1 Maji më i vështirë i Shqipërisë demokratike.
“Mirëmëngjes në ditën e parë të Majit më të vështirë të Shqipërisë demokratike, në 1 Majin më domethënës të punës së mijëra e mijëra heronjve të heshtur të këtij vendi, falë të cilëve Shqipëria po lufton, reziston, fiton”, shkruan kreu i qeverisë.