Abuzimi i 17 vjeçares në Sarandë, nën hetim 3 punonjës policie

Tre punonjës së policisë të Sarandës akuzohen për “shpërdorim detyre” nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit, pasi kanë vërejtur shkelje në çështjen e abuzimit të një 17 vjeçareje në qytetin bregdetar.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të 3 punonjësve të policisë”, thuhet në njoftimin e SHÇBA.

SHÇBA ka referuar në Prokurori, materialet për:

– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Vajza 17-vjeçare, ndërkohë ndodhet në Tiranë në një qendër rehabilitimi nën kujdesin e specialistëve dhe psikologëve.


Shtuar 30.04.2020 21:57