Solskjaer i drejtohet tifozëve të Man Utd: U përpoqa të bëja maksimumin

Ole Gunnar Solskjaer mund të ketë ndarë rrugët me Manchester United, por ai ende nuk është larguar nga Anglia pasi u pa në një restorant sushi në Cheshire nga një grup mbështetësish të klubit të mërkurën e kaluar.

Pavarësisht vështirësive të Djajve të Kuq këtë sezon dhe lamtumirës së hidhur të Solskjaer pas humbjes 4-1 ndaj Watford, tifozët zbuluan pankarta për të shprehur mirënjohjen e tyre për legjendën e klubit në fitoren e tyre 3-2 ndaj Arsenalit të enjten e kaluar.

“Unë u përpoqa më të mirën,” u tha Solskjaer fansave të cilët e falënderuan për përpjekjet e tij, sipas The Sun. “Faleminderit, djema.”

Siç raporton media britanike, trajneri norvegjez ka qëndruar në veriperëndim të Anglisë së bashku me vajzën e tij, e cila luan në akademinë e Manchester United. Të dy do të shkojnë më pas në Norvegji për Krishtlindje për t’u bashkuar me gruan e tij Silje dhe djemtë Noah dhe Elijah.

Thirrja e Solskjaer për Rangnick

Ndërkohë, siç zbuloi Ralf Rangnick, Solskjaer kaloi rreth dy orë në telefon me trajnerin e ri të përkohshëm të Manchester United, ndërsa po kërkonte t’i shpjegonte situatën e skuadrës pasuesit të tij.

“Kam folur me Ole të dielën e kaluar para ndeshjes me Chelsea për gati dy orë. Ai ishte shumë bujar që kaloi një orë e gjysmë në telefon me mua duke më treguar njohuritë dhe detajet e tij për ekipin”./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 7.12.2021 15:42