“Jam krenare për të gjithë ju. E di që eksperienca që keni marrë do jetë një eksperiencë e vlefshme për sistemin tonë shëndetësor”
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur 30 mjekët dhe infermierët që përfunduan misionin në Itali në spitalin e Brescias.
Manastirliu u shpreh krenare për të gjithë stafin dhe theksoi se eksperienca e marrë do jetë një eksperiencë e vlefshme për sistemin tonë shëndetësor.
“Përballja juaj në spitalet e Brescias ishte e vështirë. Keni bërë një punë të lavdërueshme. Keni lënë mbresa tek stafi dhe tek pacientët.
Jam e lumtur që ju keni gdhendur nëpërmjet eksperiencës suaj një faqe të re të miqësisë mes dy popujve.
Jam krenare për të gjithë ju. E di që eksperienca që keni marrë do jetë një eksperiencë e vlefshme për sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi Manastirliu.