Napoli lëshon kreun dhe tani Atalanta futet vetë në garë për titullin kampion, pasi ka katër pikë më pak se Milani i vendit të parë. Skuadra e Gasperini triumfoi me rezultatin 3-2 në “Diego Armando Maradona”.
Malinovksy ishte ai që shënoi i pari dhe Napoli u kundërpërgjigj me Zielinski e Mertens, duke e përmbysur rezultatin.
Gjithsesi Atalanta nuk hoqi dorë dhe fillimisht barazoi me Demiral. Freuler ishte heroi, që i dha tre pikët skuadrës së tij dhe Napoli tashmë bie në vendin e tretë, pasi është parakaluar edhe nga Inter