Grabitja e noterit në Sarandë, zbardhet dinamika e ngjarjes në ashensor

Kanë dalë detaje nga grabitja me armë dhe dhunimi i noterit Thoma Kaçi në banesën e tij në Sarandë.

Thoma Kaçi dhe gruaja e tij po prisnin ashensorin kur dy persona të panjohur e të armatosur u janë afruar.

Kaçi ka deklaruar se nëpërmjet kërcënimeve me armë, autorët i kanë rikthyer në banesë dhe më pas kanë arritur t’i grabisin sendet me vlerë.

Më pas ndaj noterit në fjalë është ushtruar dhunë e ashpër./albeu.com/


Shtuar 4.12.2021 08:59