Frika e pushtimit të Ukrainës, Biden: Do ia bëjmë shumë të vështirë Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, deklaroi se nuk do t’i pranojë vijat e kuqe të Rusisë ndërsa shtohet frika në Perëndim se Moska po përgatit një fushatë ushtarake për të pushtuar Ukrainën.

Kreu i shtetit amerikan theksoi se do t’ia bëjë shumë të vështirë Rusisë që të pushtojë fqinjin e saj ukrainas.

“Ajo se çfarë po bëj tani është të biem dakord se ajo që besoj është një grup iniciativash kuptimplota për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë zotit Putin për të avancuar atë që njerëzit për të cilën njerëzit janë shumë të shqetësuar”, deklaroi Biden, i cili u kthye në Camp David.

Ukraina bëri me dije ditët e fundit se Rusia ka grumbulluar 94 mijë trupa në kufij. Pritet që këtë javë presidenti amerikan dhe homologu i tij rus të bisedojnë nëpërmjet një videoje online rreth gjendjes së tensionuar të krijuar në Ukrainë.

Nr.1 i SHBA-së nuk saktësoi se çfarë hapash konkrete ushtarake e politike do të ndërmarrë ndaj rivalit rus teksa nga ana tjetër zyrtarët amerikanë dhe ukrainas theksuan se po planifikohen sanksione ekonomike ndaj Rusisë./albeu.com/


Shtuar 4.12.2021 08:47