GJKKO “fundos” Gjergji Kohilën, jep vendimin për ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë

Këtë të mërkurë GJKKO ka dhënë vendimin për ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohilën.

Në vendimin e saj gjykata ka vendosur dënimin me 12 vite për Kohilën, ku në bazë të gjykimit të shkurtuar ai do të bëjë 8 vite burg.

Masa e sigurisë për të është dhënë në mungesë.

Kujtojmë se ish-oficeri që nga nëntori i vitit 2017 është shpallur në kërkim, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis-sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga “Habilajt”./albeu.com/


Shtuar 1.12.2021 14:53