Leo Messi ditën e hënë fitoi “Topin e Artë” të 7-të, duke u konfirmuar edhe një herë si më i miri në historinë e futbollit.
Një çmim që ka lënë shumë për diskutuar këtë vit, pasi Lewandowski ishte një nga lojtarët që i kishte plotësuar më së shumti kriteret për këtë çmim.
Në fund të ceremonisë presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi u shpreh shumë i lumtur që për herë të parë një lojtar i skuadrës parisiene fiton “Topin e Artë” edhe pse në fakt ky çmim i përket i gjithi sezonit të fundit të sulmuesin me Barcelonën dhe kombëtaren e Argjentinës.
Sonte pritet të jetë një moment i veçantë në Parc des Princes para ndeshjen me Nice sepse Messi për herë të parë do të prezantojë këtë çmim individual në një stadium që nuk është “Camp Nou”. /albeu.com