Vetëm 3 muajshe! Babai “përbindësh” rreh brutalisht foshnjën e tij, kamerat filmojnë gjithçka (VIDEO)

Një i ri ka rënë në prangat e policisë turke, pasi u filmua nga kamerat duke rrahur brutalisht foshnjen e tij 3-muajshe, në qytetin Gaziantep.

Gjithçka u zbulua pasi nëna e dërgoi foshnjen për vizitë në spital, ku mjekët kanë konstatuar shenjat në trup. Pas hapjes së kamerave në shtëpi, u zbulua se foshnja ishte rrahur nga babai i saj teksa qante me të madhe.

Në dëshminë e dhënë para policisë, nëna ka kërkuar dënimin maksimal për bashkëshortin./albeu.com/