“Ah sikur të ishte gjallë Ademi”, Bekim Jashari flet pas emërimit të Bashkimit si Komandant i FSK-së

Bekim Jashari ka reaguar pas marrjes së postit të Komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga Bashkim Jashari.

Jashari përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre.

“Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamëzes e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar.

Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urime Komandant Bashkim Jashari”, shkruan ai./albeu.com/


Shtuar 30.11.2021 12:47