Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rënd ënë Kavajë në Golem. Viktimat janë shtetasi Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Të dy shtetasit janë gjetur pa jetë dhe pa asnjë gjurmë dhune në banesë, ku dyshohet se kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Kanë qënë komshinjtë ata që kanë dëshmuar se nga banesa në fjalë kanë nuhatur erë gazi që dje në mbrëmjen ndërkohë policia deri më tani dyshon se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e asfiksisë.
Por kush janë viktimat?
Dy shtetasit, Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë bashkëjetonin vetëm prej pak ditësh bashkë dhe mësohet se nuk janë të martuar por as bashkëjetues prej një kohë të gjatë. Fëmijët e të dy viktimave kanë denoncuar mungesën e tyre duke mos ditur asgjë për jetesën e tyre se bashku në këtë shtëpi.
Anila Llulla është larguar nga banesa më datë 25.11.2021 dhe për këtë ka bërë kallëzim djali i saj, pasdite në Komisariatin e Policisë numër 4.
Djali i viktimës, Mihal Jani 60 vjeç e kishte kërkuar disa herë të atin në celular dhe ai nuk e hapte. Mëoshet se ai sot pasdite ka shkuar tek shtëpia dhe I ka rënë derës, e cila nuk u hap nga askush.
Me ndihmën e policisë dhe të zjarrëfikëses, në orën 17:45 është hapur dera dhe janë gjetur trupat e viktimave.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kavajë/ Informacion paraprak
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes. /albeu.com/