Asnjë si Kim Jong Un, Koreja e Veriut ndalon xhaketat prej lëkure (FOTO LAJM)

Lamtumirë xhaketave prej lëkure në Korenë e Veriut. Koreja e Veriut po ndalon veshjet e lëkurës për të paralanduar njerëzit që të imitojnë stilin e Kim Jong Un.

Sipas Radio Free Asia, të rinjtë janë ndaluar të veshin xhaketa lëkurë dhe policia ka sekuestruar xhaketa nga qytetarët rrugëve dhe shitësit nëpëR dyqane. Duke cituar një burim të paemëruar nga brenda vendit, gazeta raportoi se kjo masë filloi pasi njerëzit filluan të imitonin stilin e Kim Jong Un.

Burimi shtoi se palltot prej lëkure fituan popullaritet edhe në mesin e grave në Korenë e Veriut pasi motra e Kim, Kim Yo Jong, i veshi ato.

“Palltot prej lëkure filluan të njiheshin si simbol i fuqisë,” tha burimi për RFA, duke shtuar se kjo i shtyu shitësit e veshjeve të fillonin të importonin lëkurë sintetike për të kopjuar pamjen e Kim.

Por ky vendim nuk ka të bëjë fare me luftën ndaj stilit të jetesës kapitaliste, siç ishte me ndalimin e xhinseve të ngushta dhe piercings dhe as nuk ka të bëjë me një kthesë të papritur në mbrojtje të kafshëve. Diktatori i Koresë së Veriut, duket se ka qenë i motivuar vetëm nga krenaria. Shumë kopje të palltos së tij, e cila është bërë një nga veshjet thelbësore, nuk mund të kopjohen nga askush.


Shtuar 27.11.2021 10:27