Ashtu siç u njoftua, një pjesë tjetër biznesesh i rikthehen punës ditën e hënë. Mes tyre dhe shërbimi i taksive, që sipas rregullores së re nuk do të funksionojnë më si më parë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Trasportit Rrugor, ka publikuar masat e reja që shoferët e taksive dhe pasagjerët (qytetarët) duhet të ndjekin.
Rregulli i parë është ai i lëvizjes vetëm me një klient, i cili duhet të ulet në sediljen mbrapa diagonal, duke përjashtuar këtu rastet e familjeve, të miturëve apo personave me aftësi të veçanta.
Kondicionerët nuk duhet të qëndrojnë të hapur, por shoferi duhet të mbajë pak dritaret hapur. Pas çdo shkëmbimi parash, të dyja palët duhet të dezinfektojnë duart, kurse shoferi duhet të dezinfektojë timonin, sediljet, rripat e sigurimit, dritaret dhe dorezat e dyerëve.
Duke filluar nga 27 prilli shërbimi taksi do të funksionojë vetëm për levizjet brenda qytetit. Përveç rregullave më sipër, maskat dhe dorezat duhet të jenë gjithë kohës të përdorshme.