Vendi ynë deri në orët e mesditës do të sjellë ndikim të vranësirave të dendura, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit. Po ashtu vranësirat mbeten të dendura dhe në orët në vijim, por pritet që reshjet të jenë më të pakta pasdite. Në mbrëmjen reshjet ri-fuqizohen në zonat malore dhe të ulëta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë celsius deri në 19 gradë celsius./albeu.com