Adele thyen rekord me albumin e saj të ri brenda pak ditësh

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga lancimi, Adele ka thyer rekord me albumin e ri. “30” u publikua më 19 nëntor, vetëm pesë ditë pas speciales dy orëshe “Adele One Night Only”, transmetuar në CBS, me mbi 10 milionë shikues.

MRC Data ka zbuluar se “30” tashmë ka shitur më shumë se 500 mijë kopje në vetëm tre ditë, duke tejkaluar tashmë albumin “Evermore” të Taylor Swift (469,000 kopje) për albumin më të shitur të vitit.

“30” ka shumë të ngjarë të përfundojë javën si albumi nr.1 në Billboard. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja arrin këtë sukses pasi albumi i vitit 2011, “21” kaloi 24 javë në krye të listave të albumeve.

Ndërsa albumi i saj i vitit 2015, “25” kaloi 10 javë në krye të Billboard 200.


Shtuar 23.11.2021 16:21