Punonjësi i AKU-së, Mirel Koçi, ka rënë në prangat e Policisë së Fierit për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.
Koçi së bashku me një kolege të tij, dyshohen se i kanë vendosur gjobë arbitrare një biznesi.
Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë ndalimi për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave” për punonjësin e AKU Fier, shtetasin e shpallur në kërkim policor M. K., 48 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 18.11.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”.
Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier.
Të dy këta shtetas, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M./albeu.com/