Biden i kalon pushtetin përkohësisht Kamala Harris, pas problemeve me shëndetin

Presidenti amerikan Joe Biden  do t’i nënshtrohet një kolonoskopie “rutinë” sot, një test anestezie të përgjithshme dhe do t’ia kalojë përkohësisht pushtetin zëvendëspresidentes së tij, Kamala Harris, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Detajet e gjendjes shëndetësore të presidentit do të bëhen publike pasdite (me orën amerikane), sqaroi qeveria amerikane.

Biden, i cili nuk pi duhan dhe nuk pi alkool, është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19 dhe ka marrë dozën e tretë në fund të shtatorit.

Ai është presidenti më i vjetër i Shteteve të Bashkuara dhe ka njoftuar publikisht se synon të kandidojë për një mandat të ri në vitin 2024, por mosha e tij ngre spekulime se ai mund të braktisë këto vizione./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 17:10