Qeveria ka marrë sot vendim të lirojë nga detyra Prefektin e qarkut të Elbasanit, Spiro Maliqi. Në vend të tij është emëruar Majlinda Perriu.
Vendimi
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Kujtojmë se ditën e sotme është liruar nga detyra edhe prefekti i Elbasanit Mersin Murataj. Në vend të tij është emëruar Afrim Qëndro, i cili më herët mbante postin e zv/kryebashkiakut të Vlorës./albeu.com