Rama u jep lajmin e mirë shqiptarëve: Do hapet kufiri me Greqinë për punonjës sezonalë

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot pasdite, se ka patur një bisedë telefonike me kryeministrin grek, Mitsotakis, ku kanë gjetur shumë dakordësi, në veçanti për punonjësit sezonalë.

Rama la të kuptohet, se ata do të mund të shkojnë në Greqi, të punojnë kryesisht në turizëm e punë të tjera të kohës, pas 15 majit.

Të lidhura

None found

Shefi i qeverisë po ashtu, konfirmoi edhe një herë se dakordësia me qeverinë greke për të mos penalizuar ata që u kaloi afati i qendrimit atje, për shkak të mbylljes së kufirit, është në fuqi.


Shtuar 22.04.2020 17:18