Spiunoi për rregullin e thyer gjatë festës, banorët revoltohen me Ilirin (VIDEO)

Një festë e mundësuar vetëm për disa prej banorëve do të shtonte një tjetër episod të thyerjes së rregullave.

Banorët kanë rezultuar të kenë konsumuar cigare edhe pse kjo nuk ishte pjesë e listës së tyre. Prej kësaj ata kanë përfunduar automatikisht në nominim duke rrezikuar eleminimin në ditët në vazhdim.

Gjatë spektaklit u publikua edhe një pjesëz e panjohur e kësaj historie. Banorët nuk e dinin se Iliri ishte ai që fillimisht u ankua në Dhomën e Rrëfimit për cigaret që disa prej tyre po konsumonin.

Këtë gjest shumica prej tyre e konsumuan si ‘’spiunim’’. Revolta e shumicës prej tyre u shtua duke akuzuar Ilirin si shkaktar i nominimit të tyre.


Shtuar 17.11.2021 09:53