Një sulm kamikaz me shënjestër kryeqytetin e Ugandës, Kampala, ka ndodhur ditën e sotme, duke lënë pas 3 viktima dhe mbi 30 të plagosur, thotë policia.
Tre sulmues me motoçikleta hodhën veten në erë pranë parlamentit dhe selisë së policisë së qytetit.
Kampala Twin Explosion
-33 injured, five are critical
-Three attackers died as they detonated the bombs
-Three Ugandans died
-The explosions happened six minutes apart.
-Two bombs were defused before they exploded.
-Police officers among the injured.#NBSUpdates pic.twitter.com/A4bbmELaHW— Daniel Lutaaya (@DanielLutaaya) November 16, 2021
Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet, ndërsa zyrtarët fajësuan për sulmet Forcat Demokratike Aleate (ADF), një grup i armatosur me bazë në DR Kongo
Sulmet erdhën brenda tre minutave nga njëri-tjetri. Dhe shumë bomba janë gjetur në pjesë të tjera të qytetit, thanë zyrtarët.
Një sulmues i katërt është arrestuar. Atij i është gjetur një jelek shpërthyes, tha policia./albeu.com