Policia ka sekuestruar 72 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Igumenicë, në zonën e gjelbër kufitare.
Mediat greke bëjnë me dije se janë gjetur 2 çanta që përmbanin 67 pako me 72 kg 634 gram marijuanë. Zona është krehur me qenin “Lussy” të policisë greke.
Operacioni ka nisur mëngjesin e ditës së djeshme dhe vazhdon ende nga policia greke.
Kujtojmë se dy ditë më parë u sekuestruan edhe 6 kg kanabis brenda qytetit të Igumenicës, duke e çuar sasinë e drogës të kapur në tokën greke me origjinë nga Shqipëria në 1.2 tonë.