Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane dy ditë më parë në zonën e Trentola Ducenta.
Ai dyshohet se ishte shpërndarës kokaine.
Sipas mediave fqinje, policia ka raportuar rastin këtë të enjten. Në njoftimin zyrtar të karabinierëve, bëhet e ditur se shqiptari është kapur në flagrancë.
41-vjeçari është arrestuar teksa i jepte një dozë kokaine një italiani. Pas kontrollit fizik, atij iu gjetën dhe 3 doza të tjera kokaine si dhe një shumë prej 380 eurosh.
Gjykata vendosi për 41-vjeçarin masën e sigurisë “arrest shtëpie”./albeu.com/