Policia ka nisur një hetim për shtetasin Y. H., 65 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, janë gjetur tre qese plastike me medikamente mjekësore të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.
“Specialistët e Seksioni të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Y. H., 65 vjeç, banues në Goranxi, Gjirokastër, pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Sofratik, nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, janë gjetur tre qese plastike me medikamente mjekësore.
Shtetasi i mësipërm u procedua pasi dyshohet se këto medikamente mjekësore i ka futur kontrabandë në Republikën e Shqipërisë nga Dega Doganore Kakavije, vlera totale e të cilave shkon rreth 500 euro.
Materialet në ngarkim të shtetasit Y. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com