Tashmë gjithçka është zyrtare sa i përket Superkupës së Italisë e cila u vendos të luhet në Milano, në stadiumin “Giuseppe Meazze”.
Më 12 janar 2022 është data kur do zhvillohet ndeshja mes Interit dhe Juventusit.
Vendimi për Superkupën e Italisë u mor ditën e sotme në mbledhjen e asamblesë së Ligës së Seria A.
Inter si fitues i kampionatit dhe Juventus si fitues i Kupës së Italisë do të përballen me njëri-tjetrin në Superkupë, në stadiumin “Giuseppe Maezza”, në Milano pas 12 vitesh, ku ndeshja e fundit që është luajtur në Milano sa i përket Superkupës është sfida mes Interit dhe Romës e fituar 3-1 për zikaltërtit, në vitin 2010. /albeu.com