Një doktoreshë në Bari të Italisë, Antonella Spica, ka shënuar një rekord të ri sipas mediave italiane: ajo ka vaksinuar 23 mijë persona kundër Covid, në një hark kohor prej 10 muajsh. Rekordi i saj koincidon dhe me ritmin e lartë të vaksinimit në Bari: 90% e banorëve mbi 12 vjeç janë të vaksinuar me të dy dozat.
Por mjekja vijon të këmbëngulë se është një skuadër e tërë ajo që ka arritur këtë rekord, duke falënderuar dhe drejtorinë e departamentit të shëndetësisë për besimin dhe mbështetjen. Por ajo gjithashtu shton se janë qytetarët protagonistët e vërtetë të kësaj historie, pasi kanë treguar besim të madh në vaksinim i cili mbetet e vetmja armë efikase për mbrojtjen ndaj Covid.