Sasia më e madhe e kapur! Shqiptari lëvizte lirshëm mes Italisë me 475 kg kokainë të pastër

Një shqiptar, 38-vjeç është arrestuar në Itali pasditen e ditës së djeshme i skeduar për përfshirje në trafik droge.

Pas kontrolleve në makinën e shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk dihet janë gjetur 475 kg kokainë, mall i pastër.

Menjëherë pas gjetjes së mallit të fshehur në kroskotin e makinës, shqiptari është vënë në prangat e policisë italiane.

Mediat bëjnë me dije se ky mund të jetë sekuestrimi më i madh i realizuar ndonjëherë në zonën e Arezzo dhe droga mund të kishte sjellë 45 milionë euro nëse hidhej në treg.  /albeu.com/