Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Dimal-Lushnje, disa metra lart rreth-rrotullimit të Poshnjes.
Një mjet tip Benz elegancë, që drejtohej nga shtetasi Endri Zhuka, duke dalë me shpejtësi nga një rrugë dytësore fshati, ka goditur mjetin e Policisë së Patrullës Rrugore. Si pasojë e përplasjes së fortë, të dyja mjetet janë rrotulluar në rrugë, ndërkohë që është plagosur rëndë drejtuesi i Benzit.
Njoftimi i policisë:
Berat/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Poshnjes, shtetasi E.Zh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin e Policisë i cili drejtohej nga punonjësi i policisë në shërbim, shtetasi A.Xh.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E.Zh, i cili ka marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Berat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com