Xhirimet u ndërprenë nga policia, Loredana tregon lëndimet që ka marrë gjatë videoklipit me Don Xhon

Loredana dhe Don Xhon po vijnë me një bashkëpunim dhe këtë e kanë treguar vetë ata prej kohësh. Dyshja ka xhiruar videoklipin, që pritet të lançohet ditët në vijim, mirëpo jo çdo gjë ka shkuar siç pritej.

Në media ka qarkulluar një video që tregon se xhirimet u ndërprenë nga Policia e Kosovës, madje dhe vetë reperi më pas njoftoi se ata ishin dënuar.

Por, nuk mbaron me kaq! Sipas pamjeve të publikuara kemi parë se një skenë është realizuar në “Paint ball” dhe si duket pikërisht aty Loredana ka marrë disa lëndime në duar, të cilat i ka treguar edhe për fansat përmes një fotografie të shpërndarë në Instastory.

Epo, mesa duket për dy artistët puna nuk paska qenë aspak e lehtë, por megjithatë, siç ata vetë kanë treguar “Gjuj për to” do të jetë një ‘çmenduri’, ndaj ne mezi po presim!


Shtuar 10.11.2021 13:42