Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka ndarë në Twitter disa foto nga takimi i delegacionit të OSBE-së në Tiranë me kreun e KQZ-së Ilrijan Celibashi.
Soreca shkruan se, BE vazhdon t’u bëjë thirrje të gjithë aktorëve përgjegjës për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIR dhe të mbështesin punën qendrore të KQZ-së.
“Shkëmbim shumë në kohë i organizuar nga OSBE në Shqipëri me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi mbi zhvillimet paszgjedhore dhe prioritetet për punën e ardhshme. BE vazhdon t’u bëjë thirrje të gjithë aktorëve përgjegjës për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIR dhe të mbështesin punën qendrore të KQZ-së për forcimin e mëtejshëm të Shqipërisë të procesit zgjedhor të vendit”, shkruan Soreca./albeu.com