Tentoi të vriste dikë në Tiranë, prangoset 25 vjeçari

Një 25-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë.

Ai akuzohet për një sërë veprash penale duke filluar që nga “vrasje e mbetur në tentativë”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “prishja e qetësisë publike”, dhe “falsifikimi i dokumentave”.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim:

Sh., 25 vjeç, banues ne Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Ky shtetas, më datë 12.06.2021, në rrugën “Kahreman Ylli”, në afërsi të një lokali, së bashku me vëllain e tij, shtetasin K. Sh. (i arrestuar në flagrancë), janë konfliktuar me armë zjarri me shtetasin V. P., 33 vjeç dhe 2 persona të tjerë. Si pasoje e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi E. Gj.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/