Rutte të mërkurën në Shkup, pritet të takojë Zoran Zaev

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte pritet që ditën e nesërme, 10 nëntor, të mbërrijë për një vizitë zyrtare në Shkup.

Kjo do të jetë vizita e parë e Rutte në Maqedoninë e Veriut dhe pritetqë të zhvillojë një takim me kryeministrin e dorëhequr Zoran Zaev.

Kujtojmë se një muaj më parë, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, kryeministri holandez tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që ka për të zhbllokuar fillimin e negociatave për Maqedoninë.

Rutte më pas shprehu shpresën se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve bullgare në nëntor./albeu.com


Shtuar 9.11.2021 08:30