Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar sot se një pastruese në një shtëpi të moshuarish ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit.
Filipçe njoftoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se në të ardhmen e afërt institucionet shëndetësore do të realizojnë testime në të gjitha shtëpitë që shërbejnë për përkujdesje të personave të moshuar.
“Është diagnostikuari një e punësuar, që punon si pastruese. Është bërë testim dhe ka rezultuar pozitive, është bërë vlerësim, është bërë edhe anketë epidemiologjike. Një pjesë e të punësuarve janë në vetizolim. Do të bëhet testim serologjik në të gjithë shtëpitë për pleq.”-tha Filipçe.