Formacionet e mundshme të derbit Tirana-Dinamo

Tirana-Dinamo do të luajnë mes tyre ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të kategorisë Superiore. Derbi do të zhvillohet në “Air Albania”, ora 19:45, me dy skuadrat që në mesjavë u përballën me njëra-tjetrën në “Kupën e Shqipërisë”, ku fituese ishin “blutë” e kryeqytetit.

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, nuk do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje sulmuesin, Majkëll Ngo, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh.

Ndërsa nga krahu tjetër, trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, nuk do të ketë në formacionin e ditë së sotme, dy lojtarë të rëndësishëm, portierin Haziraj dhe lojtarin e krahut Haxhiu.

Kujtojmë se Tirana vjen në këtë sfidë si kryesuesja e kampionatit me 17 pikë të grumbulluara në 7 javë të luajtura, ndërsa Dinamo ka arritur të grumbullojë 9 pikë duke u pozicionuar në vendin e 6, në tabelën e klasifikimit./albeu.com

Formacionet e mundshme:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismailgeci, Hoti, Najdovski, Trote, Limaj, Xhixha, Seferi.      Trajner: Orges Shehi

Dinamo: Bakaj, Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski, Demiri, Samake, Skuka, Ibrahimi, Mihana, Çinedu.    Trajner: Bledi Shkëmbi


Shtuar 6.11.2021 10:27