Pjesë e vrasjes së bujshme, kush është i riu i rrezikshëm që u arrestua sot në Tiranë

Zbulohet shtetasi i arrestuar pak orë më para nga Policia e Shtetit në zonën e Brrylit.

Burimet bëjnë me dije se personi i arrestuar është Ilir Selmani.

Selmani nuk është i panjohur për policinë pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka marrë pjesë në vrasjen e Santiago Malkos në zonën e Xhamllikut rreth 8 muaj më parë.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe “Shqiponjat”, ndërsa ka dyshime të forta se në mbrëmjen e atentatit ndaj Mallkos, Selmani ka mbledhur provat në vendin e ngjarjes duke i zhdukur ato.

Ilir Selmani është shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, pjesë e klanit Duka.

Selmani është arrestuar në një banesë ku jetonte prej disa kohësh me persona të tjerë, ndërsa arrestimi i tij ndodhi pas një operacioni të policisë në bashkëpunim me FNSH.


Shtuar 16.04.2020 14:24