Elseid Hysaj pranë akordit me Romën

Elseid Hysaj mund të ndërrojë skuadër por mund të mbetet në Serie A. E ardhmja e kapitenit të kombëtares shqiptare mund të jetë në kryeqytetin italian pikërisht te Roma, pasi Napoli mund ta përfshijë kuqeziun në tratativën që mund të çojë turkun Cengiz Under te të kaltrit.

Lajmi publikohet nga Corriere Dello Sport, me gazetën prestigjoze që shkruan se presidenti Aurelio De Laurentiis është shumë i interesuar për të marrë te Napoli talentin turk dhe për të ulur disi koston e Under që vlerësohet 25 milionë euro nga Roma mund të përfshijë në marrëveshje kartonin e Hysaj, që pëlqehet sëtepërmi nga drejtuesit verdhekuqë dhe nga trajneri i Romës Fonseca.

Ky shkëmbim mund të realizohet në merkaton e verës me Hysaj që mund të hapë një dritare të re në karrierën e tij, edhe pse sërish në Serie A.


Shtuar 16.04.2020 14:22