Nuk u miratua buxheti për vitin 2022, presidenti potugez shpërndan parlamentin

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa ka shpërndarë parlamentin dhe ka shpallur datën për zgjedhje të parakohshme me 30 janar, pas refuzimit të buxhetit të vitit 2022 të qeverisë socialiste.

Kryeministri Antonio Costa, i cili u nda me partitë e majta ekstreme që e kishin mbështetur që nga viti 2015, tashmë ka premtuar se do të bëjë fushatë për një shumicë të forcuar dhe të qendrueshme, ndërsa opozita e djathtë është e rrënuar nga përçarjet e brendshme.

Refuzimi i buxhetit “ka ulur totalisht bazën mbështetëse të qeverisë”, ndërsa viti 2022 do të jetë “vit vendimtar për një dalje të qëndrueshme nga pandemia dhe kriza sociale që na ka goditur”, tha kreu i shtetit në një fjalim./albeu.com


Shtuar 5.11.2021 08:46

Tags: