Cili emocion zgjat më shumë sipas studiuesve?

Philippe Verduyn dhe Saskia Lavrijsen, studiues nga Belgjika në Universitetin e Leuven, u kërkuan 233 nxënësve të shkollave të mesme të kujtojnë episodet e fundit emocionale dhe të raportojnë kohëzgjatjen e tyre.

Pjesëmarrësit gjithashtu duhej t’u përgjigjeshin pyetjeve në lidhje me vlerësimin dhe trajtimin e këtyre emocioneve.

Nga gjithsej 27 emocione, pikëllimi zgjati më shumë, ndërsa turpi, habia, frika, neveria, mërzia, prekja, acarimi ose lehtësimi shpesh përfundonin shpejt.

Por pse hidhërimi zgjat kaq gjatë

Kjo është për shkak se pikëllimi shpesh shkon dorë për dore me ngjarje me ndikim më të madh, të tilla si vdekja ose aksidentet. Ju duhet më shumë kohë për të menduar dhe për t’u marrë me atë që ndodhi për ta kuptuar plotësisht atë, thonë studiuesit.

Kjo është puna e parë që ofron prova të qarta për të shpjeguar pse disa emocione zgjasin më shumë se të tjerët. Nga ana tjetër, emocionet që zgjasin më pak, shkaktohen nga ngjarje formale, të cilat nuk janë aq të rëndësishme./albeu.com


Shtuar 4.11.2021 18:13