COVID-19 nuk njeh moshë! 3-vjeçarja vdiq në Berat, dy fëmijë të tjerë nisen me urgjencë drejt Tiranës

Ditën e djeshme një vajzë 3-vjeçare ndërroi jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” e infektuar me COVID-19, pasi komplikacion vaskular.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se gjendja e të miturës në fillim ishte e qëndrueshme mirëpo më pas u rëndua, duke humbur jetën pas disa orëve.

Nga i njejti spital bëhet me dije se dhe dy të mitur të tjerë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë.

Fëmijët e moshave 2 dhe 3-vjeçar janë nisur me urgjencë në Tiranë për tu shtruar në spitalin e Traumës. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 4.11.2021 12:48