Pas tetë ndeshjeve të luajtura ditën e djeshme janë mësuar dy skuadrat e para që kanë siguruar matematikisht kalimin në fazën 1/16 të Champions.
Bayerni arriti të mposht Benfikën 5-2, dhe me këtë fitore ka grumbulluar 12 pikë në grupin E duke arritur të kualifikohet në fazën tjetër.
Në anën tjetër edhe Juventusi siguroi kalimin tutje pas fitores 4-2 kundër Zenitit.
‘Bianconerët’ prijnë në grupin H me 12 pikë, dhe kanë siguruar një vend në fazën tjetër. /albeu.com