Përplasje e fortë mes makinave në Korçë-Kapshticë, mjeti përfundon në arë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Kapshticë.

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë ku dy mjete mësohet se janë përplasur në afërsi të fshatit Plasë.

Burimet bëjnë me dije se si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka dalë nga rruga por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

Policia gjendet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/