Gledis Nano “shkund” Policinë e Shtetit, kush ikën dhe kush vjen

Policia e Shtetit ka pësuar ndryshime të tjera në radhët e drejtuesve të saj.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka emëruar Dashamir Bendo si shef i Operacionales në Tiranë.

Alfred Cenaj është emëruar shef komisariati në Elbasan. Këtë post më herët e mbante Ermal Lila, i cili tashmë është emëruar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Kukës.

Pëllumb Kovashica është emëruar si shef komisariati në Peqin. Këtë post më herët e mbante Oltion Agolli, që tashmë do të mbajë postin e shefit të komisariatit në Pogradec.

Hajri Kushe ishte zv.drejtor për hetimin e krimit në Policinë e Kukësit, emërohet në të njëjtin post në Shkodër.

Bujar Laze emërohet shef komisariati në qytetin e Korçës.

Vilson Bala, nga shef komisariati në Bulqizë, emërohet shef komisariati në Durrës.

Aliosha Broka ikën nga shef komisariati në Vorë, emërohet specialist në drejtorinë e standardeve profesionale. Vendin e tij në Vorë e zë Kreshnik Gjecka./albeu.com/