A do të jesh kandidate për kryetare bashkie? Përgjigjet Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi është pyetur nëse do të kandidojë sërish për bashkinë e qytetit verior.

Pyetja: A do të jetë ajo sërish kandidate për kryetare Bashkie, nëse Gjykata Kushtetuese vendos ripërsëritjen e zgjedhjeve?

Ademi: Duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë. Kërkesa jonë mbetet kjo. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe përgjithësinë të kenë zgjedhje të rregullta zgjedhore, këtë shpresojmë të konkludojë Gjykata Kushtetuese”.

Sot në orën 14:00  pritet të merret një vendim përsa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve lokale të vitit 2019 ku partitë opozitare kryesore nuk garuan, duke bërë që të gjithë bashkitë të fitoheshin nga PS.

 


Shtuar 2.11.2021 13:29