Ka dalë fotografia e ish-efektivit të ekzekutuar ditën e sotme në Laç, Xhelal Reçi.
Ai ishte ish punonjës i policisë dhe u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri.
Reçi u qëllua për vdekje nga persona ende të paidentifikuar të cilët i zunë pritë përballë dyqanit të tij në Laç, në momentin që ai doli nga mjeti i tij tip “Benz”, për t’u drejtuar drejt dyqanit të tij.
Sipas informacioneve, personat që kryen atentatin, dyshohet ta kenë ruajtur prej kohësh./albeu.com/